eBioFarma / Produkte të tjera

Lenodiar Pediatric

Zorrët

Lenodiar Pediatric

VEPRON KUNDËR DIARRESË DHE EKUILIBRON INTESTININ

12 bustina nga 2g.

1 850 Lekë

  • Pagesë në dorëzim
  • Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
  • Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë

Lenodiar Pediatric është një pajisje mjekësore inovative për trajtimin e diarresë. Produkti zvogëlon shkarkimet e diarresë duke respektuar funksionet e intestinit.

Lenodiar Pediatric vepron në sajë të Actitan-F, një kompleks molekular natyral fryt i kërkimeve Aboca që zvogëlon shkarkimet e diarresë dhe normalizon konsistencën e feçeve, duke favorizuar një ekuilibër të shpejtë të funksioneve të intestinit. Actitan-P redukton inflamacionin e mukozës intestinale, gjithmonë i pranishëm në rast diarreje, në sajë të dy mekanizmave të veprimit: 1. veprim mbrojtës, që arrihet nëpërmjet formimit të një filmi me efekt barrierë që kufizon kontaktin me mikroorganizmat dhe agjentët irritues; 2. veprim anti-radikal mbi radikalet e lira, që vepron kundër irritimit të mukozës. Për shkak të mekanizmit të tij inovativ të veprimit, produkti vepron duke respektuar fiziologjinë e intestinit dhe pa shkaktuar kapsllëk.

Lenodiar Pediatric është i përshtatshëm për trajtimin e diarresë me origjinë të ndryshme (infeksion viral, sindroma gripale të karakterizuara nga diarrea, diarre funksionale, diarre jatrogjene për shkak të marrjes së ilaçeve, diarre e udhëtarit). Rekomandohet që fëmija të marrë një sasi adekuate lëngjesh për të shmangur rrezikun e dehidratimit. Produkti mund të përdoret nga mosha 1 vjeç e sipër.

Rekomandohet të merrni 1 bustinë çdo 3 orë deri në maksimum 4 bustina në ditë, në varësi të intensitetit të shqetësimit. Treteni përmbajtjen e një bustine (qese) në 10 ml ujë (rreth 1 lugë gjelle). Nëse diarreja nuk përmirësohet ose përkeqësohet pavarësisht nga trajtimi, konsultohuni me mjekun. Substancat funksionale: Actitan-F, kompleks molekular natyral me tanine (nga Rodhëza, Potentilla) dhe flavonoide (nga Kamomili). Me përmbajtje të tanineve totale ≥ 7.8%

PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIa 0477. Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Në rast se simptomat nuk përmirësohen, rekomandohet të konsultoheni me mjekun.

Teksti është nga paketimi dhe Abocës. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.

Gjithashtu nga Aboca

Produkte të tjera

Produkte natyrale Aboca për fytin, hundën, zorrët, imunitetin dhe më shumë, të gjitha në të njëjtën shportë.

Golamir tableta

Golamir

tableta 1 250 Lekë

Shiko të gjitha produktet (19)

Pyetni në WhatsApp