
Pesha
Libramed
E dobishme në menaxhimin e mbipeshës dhe obezitetit dhe në rastet e rritjes së perimetrit të barkut
Përmban 84 tableta me 725 mg secila.
3 160 Lekë
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
- Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë
Ndihmon në kontrollin e pikës kulmore të glicemisë pas ngrënies, zvogëlon përthithjen e yndyrave dhe ndjesinë e urisë.
Libramed është një Pajisje mjekësore e testuar klinikisht që vepron në sajë të Policaptil Gel Retard, një kompleks i patentuar makromolekulash polisaharidike që rezulton nga kërkimet Aboca. Policaptil Gel Retard vepron në nivel intestinal duke formuar një xhel tepër viskoz që favorizon kontrollin e pikës kulmore të glicemisë pas ngrënies, duke zvogëluar sasinë dhe shpejtësinë e absorbimit të karbohidrateve (efekti retard). Kjo gjë përcakton edhe një zvogëlim të ndjenjës së urisë dhe të përgjumjes pas ngrënies. Përveç kësaj, me të njëjtin mekanizëm, Policaptil Gel Retard kufizon absorbimin e yndyrave, favorizon transitin intestinal dhe rregullon fortësinë e feçeve.
UDHËZIME: Libramed në sajë të mekanizmit të veprimit këshillohet për: Të rritur dhe të rinj duke filluar nga mosha 12 vjeç: në rast mbipeshe dhe obeziteti; me vlera të larta të perimetrit të belit në nivelin e kërthizës, edhe pse me peshë normale. Fëmijët duke filluar nga mosha 8 vjeç: në rast mbipeshe dhe obeziteti. Produkti ka efikasitetin e tij maksimal duke u shoqëruar me një dietë të ekuilibruar, me një marrje adekuate të lëngjeve dhe me një aktivitet të rregullt fizik.
MËNYRA E PËRDORIMIT: Të rritur dhe të rinj mbi 12 vjeç: 3 tableta përpara dy vakteve kryesore. Fëmijët ndërmjet 8 dhe 12 vjeç: 2 tableta përpara dy vakteve kryesore. Merrni dozën e treguar me një gotë të madhe me ujë, duke u kujdesur që t’i gëlltisni tabletat një nga një. Mos e përtypni ose thyeni tabletën me dhëmbë.
PËRBËRJA: Kompleks i patentuar makromolekulash polisaharidike (Policaptil Gel Retard); Aroma Portokalli, Molle dhe Limoni.
PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIa. PARALAJMËRIME: Nuk këshillohet marrja gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Në subjektet që i nënshtrohen trajtimit farmakologjik për diabetin dhe hiperlipidemitë, këshillohet që të konsultoheni me mjekun për të vlerësuar nevojën për një ndryshim të mundshëm në dozimet e ilaçeve. Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Të mbahet larg fëmijëve.
Teksti është nga paketimi dhe Abocës. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.







