
Zorrët
Melilax Pediatric
Veprim i dyfishtë Çliron intestinin pa e irrituar, duke mbrojtur mukozën e rektumit
6 mikroklizma njëpërdorimshe me mbulesë kanule për fëmijë dhe foshnja me 5 g secila
1 300 Lekë
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
- Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë
Melilax është një mikroklizëm inovative me bazë mjalti, që bashkon një veprim të ekuilibruar evakuimi dhe një veprim mbrojtës dhe qetësues të mukozës së rektumit, i dobishëm për të kundërshtuar shqetësimet, irritimin dhe inflamacionin, të pranishëm në rastin e kapsllëkut. Veprimi i dyfishtë i Melilax përftohet në sajë të PROMELAXIN, një kompleks aktiv me mjaltë nektari dhe mjaltë melate të seleksionuar dhe përpunuar posaçërisht në bazë të përmbajtjes së tyre me monosaharide, polisaharide dhe melanoidina, i pasuruar me fraksionin polisaharidik nga Aloe dhe Mëllaga.
UDHËZIME: Melilax Pediatric rekomandohet në trajtimin e kapsllëkut tek fëmijët dhe foshnjat, madje edhe në prani të mbindjeshmërisë së organeve të brendshme (si në rastin e kolonit të irrituar), plagëve dhe hemorroideve. Produkti çliron intestinin dhe zvogëlon shqetësimet, irritimin dhe pezmatimin e pranishëm në rast kapsllëku.
DOZIMI: Fëmijë nga 3-12 vjeç: 1 mikroklizëm me 5 g sipas nevojës. Në rast kapsllëku të vazhdueshëm, aplikoni 2 doza rresht. Fëmijë nga 1-3 vjeç: 1 mikroklizëm me 5 g sipas nevojës. Foshnja nga 0-1 vjeç: gjysmë mikroklizme me 5 g sipas nevojës. Për të lehtësuar aplikimin e mikroklizmës preferohet që fëmija të pozicionohet në anën e majtë me gjunjë të përkulur në drejtim të barkut.
PËRBËRJA - Substancat funksionale: 73,2%: Promelaxin kompleks aktiv i mjalteve dhe polisaharideve nga Aloe dhe Mëllaga. Përbërja në: monosaharide ≥ 50%, polisaharide (Pesha Molekulare > 20.000 Dalton) ≥ 0,3% Përmban gjithashtu: përzierje hidroglicerike, lëng Limoni, vaj esencial Livande.
PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIb PARALAJMËRIME Nuk duhet përdorur nëse kemi mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Në rast kapsllëku të vazhdueshëm është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar patologjitë e tjera. Mikroklizma është njëpërdorimshe, prandaj nuk duhet të ripërdoret nëse administrohet gjysma e dozës, si në rastin e foshnjave. Të mbahet larg fëmijëve.
Teksti është nga paketimi dhe Abocës. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.







