
Hemorroidet
NeoFitoroid
Çrregullime të hemorroideve. Lehtëson dhimbjen, djegien dhe kruajtjen duke mbrojtur mukozën
Tub me 40 ml Përmban aplikator endorektal.
1 700 Lekë
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
- Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë
NeoFitoroid qetëson irritimin, mbron mukozën dhe favorizon normalizimin me anën e 3 mekanizmave të veprimit: 1. Mukoadeziv: ngjitet në mukozë duke formuar një film me efekt barrierë që e mbron atë nga kontakti me agjentët irritues; 2. Lubrifikues: zvogëlon fërkimet me feçet, në mënyrë që të mbrojë nga irritimi dhe nga bllokimi perianal; 3. Antioksidues: mbron mukozën nga radikalet e lira duke lehtësuar indirekt inflamacionin.
Për më tepër, NeoFitoroid krijon një ambient të pafavorshëm për rritjen e mikroorganizmave, duke kryer një veprim shtesë mbrojtës dhe duke zvogëluar kruajtjen. Vetitë e tij freskuese japin një lehtësim të shpejtë nga shqetësimet. NeoFitoroid nuk përmban kortizone as anestetikë dhe, në sajë të mekanizmit të tij të veprimit, nuk irriton dhe nuk e than mukozën.
Trajtim i hemorroideve (të brendshme e të jashtme) dhe i simptomave shoqëruese si dhimbje, djegie dhe kruajtje anale dhe perianale. Mund të përdoret edhe në prani të plagëve anale. Mund të jetë i dobishëm edhe në parandalim e në të gjitha situatat që mund të shkaktojnë irritim dhe/ose kongjestion të zonës anale dhe perianale (kapsllëk, diarre, ushqyerje dhe stile jetese të pashëndetshme). Është i përshtatshëm edhe në shtatzëni dhe gjatë gjidhënies.
Për një aplikim të jashtëm, përhapeni dhe masazhojeni me delikatesë mbi zonën anale dhe perianale. Për një aplikim të brendshëm, përdorni kanulën përkatëse endorektale që duhet të vidhoset në tub. Aplikoni një sasi pomade të mjaftueshme për të mbuluar zonën e prekur. Përdoreni produktin pas evakuimit dhe pas larjes së plotë e të kujdesshme të zonës anale dhe perianale. Është e mundur ta përsërisni aplikimin disa herë në ditë, madje edhe brenda një intervali të shkurtër, si dhe për periudha të zgjatura.
Substancat funksionale: ekstrakte të thata të bimës së makthit (Helichrysum) maja të lulëzuara fraksion lipofilik (Helydol)* e rrënjë Rrushkulli*; Xhel fletë i dehidratuar nga Aloe vera*; Tretësirë ujore e majave të lulëzuara të bimës së makthit*; Ekstrakt vajor i majave të lulëzuara të lules së basanit*; Vaj Jojoba*; Gjalpë Karitè*; Vajra esencialë nga: Pema e Çajit, Qiparisi dhe nenexhiku. *Përbërës nga Bujqësia Biologjike
PAJISJE MJEKËSORE Klasa IIb 0373. Nuk duhet përdorur nëse kemi mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Në rast se simptomat nuk përmirësohen, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Teksti është nga paketimi dhe Abocës. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.







