
Goja
OroBen Shpëlarës goje
Pakëson dhimbjen, mbron dhe favorizon shërimin
Flakon qelqi me 150 ml. Përmban masën e dozimit. Alkool 20% vol.
1 650 Lekë
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesë me postë në gjithë Shqipërinë, zakonisht 1–3 ditë pune
- Transport 150 Lekë në Tiranë, 200 Lekë në rrethe, falas mbi 5 000 Lekë
OroBen Shpëlarës goje është një pajisje mjekësore që zvogëlon dhimbjen dhe favorizon shërimin e afteve, stomatiteve aftoze të përsëritura, gjengjivave të inflamuara dhe plagëve të vogla të gojës, si për shembull për shkak të trajtimeve dentare ose për shkak të përdorimit të aparateve ortodontikë dhe protezave dentare. SI VEPRON: OroBen Shpëlarës goje vepron në sajë të RESINOX FP një kompleks molekular natyral fryt i Kërkimeve Aboca, i përbërë nga polisakaride, rrëshira dhe flavonoide që krijojnë mbi mukozë një barrierë aktive me veprim të dyfishtë: 1. MBROJTËSE-HIDRATUESE 2. ANTIOKSIDUES. Në sajë të këtyre mekanizmave, produkti kryen një veprim anti-inflamator indirekt dhe favorizon riparimin e indeve duke zvogëluar kohën e shërimit.
UDHËZIME: koadiuvant specifik për trajtimin e afteve, stomatiteve aftoze të përsëritura dhe gjengjivave të inflamuara. I përshtatshëm edhe për fëmijët mbi 6 vjeç. I padëmshëm nëse gëlltitet aksidentalisht gjatë aplikimit.
MËNYRA E PËRDORIMIT: tundeni flakonin përpara përdorimit. Këshillohet përdorimi i rreth 10 ml shpëlarës goje me masën përkatëse, 2 ose 3 herë në ditë, duke bërë shpëlarje dhe gargarë për të paktën një minutë. Produkti mund të përdoret i paholluar ose i holluar në pak ujë. Për përdorim te fëmijët, rekomandohet produkti i holluar. Shmangni marrjen e pijeve ose ushqimeve për të paktën 15 minuta pas aplikimit, në mënyrë që të favorizoni ngjitjen në mukozë.
PËRBËRJA - Substancat funksionale: RESINOX FP, kompleks molekular natyral i polisaharideve (nga Aloe vera*), flavonoideve (nga Kamomili*) dhe rrëshirave (nga Mirra). Përmban gjithashtu: Solucion hidroalkoolik, Glicerinë vegjetale, Alkool etilik nga gruri biologjik*, Vaj esencial nga Menta Piperita, Esencë natyrale, ekstrakt Jamballi*, Gomë ksantan. *Përbërës nga Bujqësia Biologjike. Nuk përmban konservues.
PAJISJE MJEKËSORE klasa IIa. Nuk duhet përdorur nëse keni mbindjeshmëri ose alergji individuale ndaj një ose më shumë përbërësve. Të mbahet larg fëmijëve. Nëse simptoma vazhdon, konsultohuni me mjekun për të përjashtuar shkaqet eventuale sistemike ose me origjinë dentare që kërkojnë lloje të tjera trajtimesh.
Teksti është nga paketimi dhe Abocës. Lexoni me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet për përdorim.







